Maqedoni
Qeveria: “Trikafta” do të sigurohet brenda 30 ditëve
15.02.2023 15:06
Kanë përfunduar procedurat administrative për blerjen e menjëhershme të ilacit “Trikafta” për pacientët...

Kanë përfunduar procedurat administrative për blerjen e menjëhershme të ilacit “Trikafta” për pacientët më kritikë që vuajnë nga fibroza cistike. Dorëzimi i medikamentit Trikafta për këta pacientë pritet të kryhet nga furnizuesi, në periudhën më të shpejtë të mundshme, jo më shumë se 30 ditë, sipas procedurave të punës së prodhuesit dhe furnizuesit, dhe i lidhur me specifikat e vetë ilaçi, thuhet në njoftimin e qeverisë.
“Për këtë qëllim javën e kaluar nga Fondi i Shëndetësisë janë miratuar mbi 2.2 milionë euro dhe në bashkëpunim me të gjitha institucionet përkatëse, në ditët e kaluara kanë përfunduar të gjitha procedurat që mundësojnë blerjen e menjëhershme të pandërprerë të barit Trikafta për pacientët në gjendje kritike nga fibroza cistike”, thonë nga Qeveria.
Gjithashtu në takimin e organit të posaçëm, në të cilën janë përfshirë drejtpërdrejt institucionet dhe përfaqësues nga Shoqata për Fibrozë cistike, në një proces gjithëpërfshirës dhe transparent, pritet të finalizohen ndryshimet e nevojshme në zgjidhjet ligjore, të cilat do t'i mundësojnë shtetit të negociojë drejtpërdrejt prokurimin e barit Trikafta dhe në këtë mënyrë t'ua sigurojë ilaçin të gjithë pacientëve.
“Me këto ndryshime në rregulloret ekzistuese ligjore, të cilat grupi i punës pritet të përfundojë deri në fund të javës, jepet një zgjidhje sistematike, sepse shteti do të mund të sigurojë terapinë e nevojshme përmes negociatave të drejtpërdrejta me prodhuesin e barnave”, thonë nga qeveria
Javën e kaluar, në pritje të ilaçit Trikafta, ndërroi jetë Bllagojçe Ilievski, pacientit me gjendjen më të rëndë në vend. Sipas autoriteteve, për momentin është planifikuar që këtë ilaç ta marrin tetë pacientët të cilët janë në gjendje më kritike, ndërsa gjatë këtij viti pritet që ilaçi të sigurohet edhe për 30 pacientë me fibrozë cistike.
VLORA LATIFI TOPOJANI
