Rikonstruimi i Qeverisë, Zendeli: Diskutabile hyrja e ASH-së në ekzekutiv
Aleanca për Shqiptarët e shënjestruar nga deputetët opozitarë...

Aleanca për Shqiptarët e shënjestruar nga deputetët opozitarë për përfshirjen e saj në qeveri. Deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli hapi debat duke e vlerësuar tejet diskutabile bashkangjitjen në ekzekutiv të kritikuesit më të ashpër të politikave të qeverisë.
Edhe E Majta shigjetoi partinë e Taravarit për mos besnikëri ndaj votuesve të tyre.
“Ato fjalë që keni përdorë ju kundër BDI-së dhe funksionarëve të BDI-së, unë dhjetë vite me qenë këtu deputet nuk i kisha përdor. Ju keni përdor arsenalin më të rëndë ndaj kësaj qeverie edhe ndaj këtyre kolegëve këtu, dhe brenda natës e ndëruat mendimin dhe jeni të interesuar të jeni pjesë e qeverisë. Kjo është shum diskutabile.” – tha Deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli.
Petrushevski: ASH jo lojale ndaj votuesve
“Si tani ASH do të dalë para votuese të saj dhe do t’iu sqarojë se Ali Ahmeti, Artan Grubi nuk janë kriminel ashtu siç ata i quanin, dhe se bashku me Ahmetin dhe Grubin do të luftojnë për çrrënjosjen e korrupsionit.” – deklaroi Deputeti i Së Majtës, Brane Petrushevski.
Snopçe: Nuk jemi pishman për kritikat e bëra
Nga ASH me kundër qëndrim se mbesin në vijën e kritikës, ndërkaq kalimii tyre në qeveri ka qëllime strategjike.
“Aleanca për Shqiptarët qëndron pas gjitha atyre deklaratave që ka thënë edh kudnër BDI-së edhe kundër LSDM-së edhe kundër qeverisë në përgjithësi. Pra as që jemi bërë pishman, as që kemi ndërmend të bëhemi pishman. Të gjith ato kritika ku i kemi thënë ne, kemi qenë shpesh herë të vetmit kur kemi kritikuar dhe të tjerët kanë heshtur dhe zotëri Zendeli keni heshtur edhe ju shpesh.” – theksoi Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe.
Partitë e shumicës: Dera e hapur për të gjithë politikanët “Pro BE-së”
BDI thotë se maxhoranca proeuropiane ka vend për të gjithë politikanët proeuropianë. Me të njëjtin qëndrim edhe LSDM-ja.
“Dera është e hapur për të gjitha partitë politike. Të hapim një kapitull të ri por ku na con statuskuoja cfarë përfitojnë qytetarët pa propleme të zgjidhura. Çfarë e keqe na ndodh nëse edhe komunitetet tjera do ishin pjesë e kushtetutës.” – tha Koordinatori i Grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi.
“Të ndërtojmë front nacional për interesa nacionale dhe bashkë kemi kuvend funksional, organe dhe institucione funksionale, dhe këtë Aleanca për Shqiptarët e njohu këtë dhe ata u ngritën dhe tejkaluan veten dhe hynë në frontin Maqedoni Prosperuese Europiane.” - theksoi deputetja e LSDM-së, Snezhana Kaleska Vançeva.
VMRO-DPMNE: Fronti “Pro BE” - manipulim, ku i keni deputetët
VMRO – DPMNE e cilëson rikonstruimin një dezhavu të kamufluar me manipulim për kinse krijim të frontit pro europian.
“Shoh se nuk ka ndonjë dëshirë të posaçme shpejtë të shkarkohen ministrat dhe të emrohen ministrat e ri. Kjo a nuk është simptomatike? Me sa duket disa numra nuk u përputhen. Siç po shoh ana e BDI-së, ata që vendosin për qeverinë tuaj është e zbrazët.” – tha deputetja e VMRO-DPMNE-së, Eli Panova.
Diskutimi për shkarkimin e ministrave të Alternativës pritet të vijojë deri në fundjavë dhe më pas të bëhen emrimet e 3 prurjeve të reja të ASH-së në poste ministrore dhe një të LSDM-së. Ndryshimet pritet të vijojnë edhe në pesë pozita të zëvendës ministrave. (Sanije Duraku, TVM2)
