Maqedoni
Problemet me rrjetin në FSSh, punonjësit shëndetësorë ende pa pagën e janarit
15.02.2023 16:29
Punonjësit shëndetësorë kanë mbetur pa rrogën e janarit edhe pse afati ligjor për pagesë deri më 15 të muajit ka kaluar....

Punonjësit shëndetësorë kanë mbetur pa rrogën e janarit edhe pse afati ligjor për pagesë deri më 15 të muajit ka kaluar. Sindikata e Klinikës thotë se kanë marrë premtim nga Fondi i Shëndetësisë se do të marrin pagë të hënën. Është punësuar një kompani private e për momentin pagat e punëtorëve shëndetësorë dhe pushimet mjekësore trajtohen manualisht. Kryetari i sindikatës, Goran Begoviq, për MTV-në ka shtuar se do të presin deri të hënën, nëse deri në fund të orarit nuk paguhet, bordi do të vendos se çfarë masash do të ndërmerren.
Mjekët amë: Problem lajmërimi i pacientëve
Derisa pritet tejkalimi i problemit në FSSh, mjekët amë ankohen se nuk mund të lajmërojnë pacientët e rinj
“Mjekët amë kanë problem kue ëhstë fjala tek lajmërimi i pacientëve të rinj, që vijnë nga mjekë të tjerë për arsye të ndryshme. Nuk kemi problem të tjera më të theksuara. Për këta pacientë të rinj për momentin hapim vetëm kartela në letër e kur problem të tejkalohet, do i paraqesim edhe në formë elektronike.”, u shpreh një mjek amë.
Fondi i Shëndetësisë siguron se po punohet për eliminimin e problemit dhe se në ditët në vijim sistemi gradualisht do të rikthehet në funksion. Tashmë dhjetë ditë në FSSh, procedurat kryhen vetëm në letër për shkak të sulmit të hakerëve. Qytetarët i frikësohen keqpërdorimit të të dhënave të tyre. Nga FSSh igurojnë se nuk ka asnjë dalje të të dhënave personale të qytetarëve
NAIM RAMADANI
