Daravellski do të rigjykohet, doli nga burgu, pretendon për vjetërsim të lëndës
Vetëm 35 ditë zgjati vuajtja e dënimit në Burgun e Idrizovës...

Vetëm 35 ditë zgjati vuajtja e dënimit në Burgun e Idrizovës për ish drejtorin e Drejtorisë së Doganave Dragan Daravelski, i cili paraprakisht për plot 20 vitesh ishte në arrati dhe refuzonte të vuaj dënimin e shqiptuar prej 7 vitesh burgim.
Deri në këtë vendim erdhi për shkak të aprovimit të kërkesës së tij për rigjykim të rastitnga Gjykata Penale që thotë se iu referua Konventës Evropiane.
Daravellski pretendon se vepra penale për të cilën ai u dënua, lënda është vjetërsuar dhe nuk ka bazë për të vuajtur dënimin.
Por a do të ndodh kjo apo jo, kjo do të varet nga vendimi i Gjykatës Themelore ku në sencat e ardhshme gjyqësore do të duhet të jep vendim nëse ka ose jo bazë ligjore që kjo lëndë të përmbyllet si e vjetërsuar dhe Daravellski të lirohet nga akuza dhe dënimi, pasi që i gjithë procesi gjyqësor i cili është zhvilluar ndaj tij është bërë pa praninin e të akuzuarit.
Nga Burgu i Idrizovës Daravelski u largua pa u prononcuar për media të cilat e prisnin daljen e tij
Daravellski u dënua me një vendim të formës së prerë në maj 2007 me 7 vjet burg për Shpërdorim të pozitës dhe pushtetit zyrtar.
Aktgjykimi u konfirmua nga Gjykata e Apelit në Shkup në mars të vitit 2008, pas së cilës ai u bë i formës së prerë, por Daravellski nuk përfundoi në burg sepse ishte në arrati.
Sipas vendimit të vitit 2007, Daravellski e ka dëmtuar buxhetin e shtetit për 2.5 milionë euro. Më 10 janar, ai u arrestua me fletarrest ndërkombëtar në vendkalimin kufitar Tabanovc dhe u dërgua në burg. (Rexhep Qamili, TVM2)
