Maqedoni

Studentët ankohen: Nuk ka transport falas për universitetet private

15.02.2023 17:22

Transporti publik për studentët e universiteteve pivate nuk është falas...

Transporti publik për studentët e universiteteve pivate nuk është falas, ashtu siç është për kolegët e tyre në universitetet shtetërore. Ata mund të aplikojnë për bursë studentore dhe një vakt ushqimor, por jo edhe për transportin e qytetit. Ata kanë njoftuar Ministrin e Arsimit dhe Shkencës, por ankesat e tyre janë injoruar. Ata kanë kërkuar takim edhe me zëvendësin e Avokatit të Popullit, por as aty nuk janë pranuar. Mundësin e fundit e shohin te Komisioni për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga diskriminimi.
 
“Për shkak se Ministria e Arimin dhe Shkencës nuk ndan mjete, ndan vetëm për sudentët e universiteteve shtetërore, në bazë të kësaj, më pas Qyteti i Shkupit solli vendimin që të mos na financojë dhe sigurisht ka të drejtë ligjore.”, u shpreh një studente.
 
“Gjykata Kushtetuese në 2017-tën solli vendim në të cilin sqarohej se në nuk ka mbështetje kushtetuese. Për fat të keq pas këtij vendimi në nuk mund të bënim asgjë.”, tha një student.
 
Studentët nga universitetet private sqarojnë se, ata kanë zgjedhur universitetet private për studime sepse shumica e atyre që vinë nga familjet me status të rrezikuar social, marrin bursa studimi. Prandaj, pavarsisht që studiojnë në fakultete me standarte të larta, studimet i kanë falas dhe nuk duhët të bëhn kategorizime të tilla, thonë ata.
 
“Unë si student në fakultet privat, vij prej një familjae punëtorësh nga Kumanova. Jam bursistë në atë fakultet, nuk kam të ardhura personale.”, u shpreh një student.
 
Nga ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk na dhanë asnjë përgjigjë në lidhje me këtë problemantikë. 
 
FARIJE DAUTI BAKIU