Shumica e re qeveritare, Selmani: Kohë e shkurtër për realizim programi
Marrë parasysh se zgjedhjet parlamentare jane vitin e ardhshëm....

Marrë parasysh se zgjedhjet parlamentare jane vitin e ardhshëm, shumica e re parlamentare do të ketë para vetes një afat të shkurtër kohor për të realizuar programin e tyre, vlerëson profesori universitar, Bashkim Selmani.
Ai shprehet skeptik se kjo qeveri e zgjeruar do të ketë mundësi të realizojë atë për të cilën po zotohet, duke parë situatën politike në të cilën ndodhemi me ndryshimet kushtetuese.
Sipas tij, çdo minutë që humbet në këtë drejtim, është në dëm të qytetarëve të vendit.
“Aktualisht me këtë afat të shkurtër jo vetëm që është vështirë për t’u realizuar, por në gjitha përpjekjet por edhe në programet dhe situatat politike dhe çdo ditë që po humbet aktualisht nuk shkon në interesin e përgjithshëm të qytetarëve dhe kjo është mesazh për qytetarët se sa të pjesërishëm ose mënyrën e përgjegjësisë të gjitha partitë e kanë interesin partiak se sa interesin funksional të saj.” – tha profesori universitar, Bashkim Selmani.
Sipas tij, qeveria duhet të fokusohet në problemet reale të qytetarëve, e jo si deri tani, ku fokusi kryesor duket se i vihet politikës ndërkombëtare
“Problemi që ka të bëjë aktualisht në aspektin diplomatik dhe si duket kohëve të fundit jo vetëm kjo qeveri por edhe qeveria paraprake shumë energji harxhon në aspektin e çështjeve politike ndërkombëtare se sa me jetën reale të qytetarëve” – deklaroi profesori universitar, Bashkim Selmani.
Selami gjithashtu përkujton se çdo qeveri fillon mandatin me premtime të mëdha, kurse e mbaron me një borxh të lartë publik, të cilën duhet ta paguajnë qytetarët. Ai apeloi që kjo qeveri deri në fund të këtij mandati të fokusohet të paktën në këtë drejtim. (Ersan Pajaziti, TVM2)
