MPB, sërish paralajmërime për bomba në 20 shkolla

15.02.2023 18:03

Sot në adresën e emailit të 16 shkollave në Shkup....

Sot në adresën e emailit të 16 shkollave në Shkup dhe të katër  shkollave në Prilep , janë dërguar kërcënime për vendosje të mjeteve shpërthyese, njofton MPB.

Janë marrë masa për evakuimin e sigurt të godinave, kontrollet antiterror janë në vazhdim.

Dje është dërguar një kërcënim në adresat private të emailit të 14 profesorëve të gjimnazit “Nikola Karev” në Shkup dhe pas kryerjes së kontrolleve të nevojshme nga MPB kanë bërë të ditur se raportimi për bombë është i rremë.

Nuk ka një sqarim se përse askush nuk po del para përgjegjësisë për frikën  që po u shkakton tashmë kaq muaj fëmijëve e prindërve, por edhe të punësuarve në institucione apo qendra tregëtare që kanë qeneë pre e këtyre kërcënimeve të rreme.