Botë
228 orë pas tërmetit në Turqi, nëna dhe dy fëmijët e saj dalin gjallë nga rrënojat e pallatit
16.02.2023 10:52
Nëna dhe dy fëmijët e saj janë shpëtuar nga rrënojat e ndërtesës Uğur në qytetin Hatay 228 orë pas tërmetit...

Nëna dhe dy fëmijët e saj janë shpëtuar nga rrënojat e ndërtesës Uğur në qytetin Hatay 228 orë pas tërmetit.
Ekipet e kërkim-shpëtimit që kryejnë punime në rrënojat në ndërtesën Uğur të shembur nga tërmeti në rrugën Oymak, arritën të gjejnë një grua dhe dy fëmijë.
Nëna, emri i të cilës mësohet se është Ela, u nxor e gjallë nga rrënojat bashkë me dy fëmijët e saj. Nëna dhe fëmijët u dërguan me ambulancë në spital.
Në të gjitha zonat goditura, vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit pas tërmeteve , me shpresat se ende ka njerëz të gjallë nën rrënoja
