Botë
Shqipëria dhuron një milion euro për Turqinë
16.02.2023 11:36
Shqipëria është bërë pjesë e fushatës “Turqia Një Zemër”, duke dhuruar një milion euro...

Shqipëria është bërë pjesë e fushatës “Turqia Një Zemër”, duke dhuruar një milion euro, pas tërmetit vdekjeprurës të 6 shkurtit.
Kryeministri shqiptar Edi Rama e komunikoi këtë lajm përmes telefonit në fushatën që po transmetohej mbrëmë në televizionet e Turqisë, ku janë grumbulluar afërsisht 5,7 miliardë euro nga dhurues nga Turqia dhe jashtë saj. Rama tha se shqiptarët nuk do ta harrojnë ndihmën që Turqia ua ofroi në tërmetin e 26 nëntorit të vitit 2019.
Mbi 35 mijë njerëz kanë humbur jetën nga tërmetet e 6 shkurtit me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë me epiqendër në Kahramanmaraş, nga i cili u prekën mbi 13 milionë persona në dhjetë provinca turke, përfshirë Hatay, Gaziantep, Adıyaman, Malatya, Adana, Diyarbakır, Kilis, Osmaniye dhe Şanlıurfa.
Disa vende në rajon, përfshirë Sirinë dhe Libanin, gjithashtu ndien lëkundjet e forta që goditën Turqinë jugore.
