Botë

Gjermani, mbi një milion emigrantë nga Ukraina

16.02.2023 13:28

Sipas të dhënave të Zyrës federale të Statistikave të Gjermanisë, rreth 1.1 milion...

Sipas të dhënave të Zyrës federale të Statistikave të Gjermanisë, rreth 1.1 milion njerëz kanë shkuar nga Ukraina në Gjermani më 2022, duke e tejkaluar fluksin e emigrantëve nga Lindja e Mesme në vitin 2015. 
 
Dy të tretat e emigrantëve nga Ukraina kanë shkuar në Gjermani në tre muajt e parë pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, përkatësisht në periudhën mars-maj të vitit të kaluar. 
 
Duke përjashtuar personat që janë kthyer sërish në Ukrainë, numri i migrantëve ukrainas në Gjermani ka shkuar në 962.000 më 2022, më shumë se 834.000 persona që kanë shkuar nga Siria, Afganistani dhe Iraku në Gjermani, në periudhën 2014-2016, është thënë në raportin më të ri.
 
Këto shifra i kanë kthyer shtetasit ukrainas në popullatën e dytë më të madhe të emigrantëve në Gjermani, pas turqve.