Maqedoni

Gjykata për të Drejtat e Njeriut në Strasburg: Abolimi i ish presidentit Ivanov, ishte i parakohshëm

16.02.2023 12:08

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, sot ka shpallur vendimin sipas të cilit ankesat e aplikantëve...

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, sot ka shpallur vendimin sipas të cilit ankesat e aplikantëve lidhur me abolimin e ish presidnetit Gjorge Ivanov për lëndët e PSP-së kanë qenë të parakohshme, respektivisht është dashur të priten vendimet e Apelit dhe Gjykatës së Lartë.
 
Sipas gjykatës, aplikimet janë të papranueshme, gjegjësisht ish funksionarët me VMRO-DPMNE-së të dënuar dhe të akuzuar në lëndët e PSP-së,  nuk i kishin shteruar të gjitha mjetet juridike në vend.
 
Në nëntor të vitit 2017, avokati Vlatko Ilievski ka dorëzuar kërkesën e parë në Gjykatën në Strasburg, pasuar nga tetë të tjera, të cilat i referohen gjithsej 10 të dënuarve dhe akuzuarve. E para është në emër të ish-kryetarit të Manastirit, Vladimir Taleski dhe dhjetë ditë më vonë, ka ardhur ai i Edmond Temelkos. Në të njëjtin muaj, në të njëjtën datë, janë dorëzuar edhe dy të tjera, nga Nikolla Gruevski dhe një bashkërisht nga Toni Jakimovski dhe Gordana Jankulloska. Vitin tjetër, në shkurt të 2018-ës, arrin aplikacioni i përbashkët i Jankulloskës dhe Mile Janakieskit, dhe pas tre muajsh përgatitet edhe ai i Kiro Todorovskit. 
 
Në verën e vitit 2018 në Strasburg arrin aplikacioni i ish-shefit të DSK-së, Sasho Mijalkov, ndërsa viti mbyllet me aplikimet e Janakieskit dhe Kiril Bozhinovskit. E përbashkëta e të gjithëve ishte kërkesa për ndërprerjen e ndjekjes penale me arsyetimin se nuk mund të tërhiqej falja që morën nga ish-presidenti.