Maqedoni

Qeveria: Vendimi i gjykatës në Strasburg, në favor të shtetit

16.02.2023 12:34

Qeveria e ka mirëpritur vendimin e sotëm të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut...

Qeveria e ka mirëpritur vendimin e sotëm të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, i cili është në favor të shtetit dhe konfirmon se ankesat e parashtruesve janë shpallur të papranueshme në tërësi, duke përfshirë edhe pjesën për faljet e pretenduara.
 
“Argumentet e Qeverisë për papranueshmërinë e kërkesave janë respektuar plotësisht nga GJykata Evropiane për të Drejtat e NJeriut. Ndryshe nga pretendimet e kërkuesve, gjykata nuk konstaton shkelje të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut. Vendimi i marrë sot nga GJEDNJ i referohet 6 rasteve të cilat e paditën Republikën e Maqedonisë së Veriut në Gjykatën e Strasburgut me pretendime për shkelje të KEDNJ sipas nenit 5 dhe nenit 6. Me vendimin, Gjykata konsideron se ankesat e parashtruesve janë të papranueshme në parim për shkak të mospërdorimit të mjeteve juridike vendore. Si shtet anëtar i Këshillit të Evropës, Qeveria e shfrytëzon këtë mundësi për të ritheksuar përkushtimin e saj ndaj sundimit të ligjit dhe Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe vlerave që e mbështesin ato. Si vend që po zhvillon negociata me BE-në me qëllimin përfundimtar anëtarësimin e plotë të Maqedonisë së Veriut në BE, theksojmë se sundimi i ligjit është një nga prioritetet më të larta”, thonë nga Qeveria. 
 
Ankesat të paraqitura në Gjykatën e Strasburgut,  kanë të bëjnë me faljen e ish-presidentit Gjorge Ivanov për më shumë se 50 persona.