Botë
Stoltenberg: NATO do t’i dërgojë Turqisë dhjetëra mijëra tenda
16.02.2023 12:56
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërët ë ditur se aleanca veri-atlantike...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërët ë ditur se aleanca veri-atlantike planifikon të sigurojë strehim për mijëra persona që kanë mbetur në rrugë në Turqi, si pasojë e tërmeteve vdekjeprurëse të 6 shkurtit.
Stoltenberg ka thënë se NATO-ja është duke ndërtuar streha të përkohshme dhe planifikon të dërgojë “dhjetëra mijëra tenda” në Turqi në ditët dhe javët në vijim.
Ai këto deklarata i ka bërë në një konferencë për media me ministrin e Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu në Ankara.
