Maqedoni
Kovaçevski: I kemi numrat në Kuvend, opozita po zvarrit debatin
16.02.2023 13:44
Kryeministri Dimitar Kovaçevski fajsoi sot opozitën që sipas tij po zvarrit debatin në Kuvend...

Kryeministri Dimitar Kovaçevski fajsoi sot opozitën që sipas tij po zvarrit debatin në Kuvend për shkarkimin e ministrave të Alternativës. Deputetët e opozitës të gjithë janë paraqitur për diskutim, përkujtoi kreu i ekzekutivit.
“Nuk zvarritet diskutimi nga anë jonë. Unë e kam dorëzuar propozimin që të premten, ja tani po vjen e premtja tjetër. Se sa do të zgjas diskutimi, varet nga të paraqiturit. Nga deputetët e opozitës ka interesim të madh, ata janë paraqitur të gjithë për diskutim. Kjo është e drejtë demokratike, gjithsecili ka të drejtë që të shfrytëzoj të drejtën e tij demokratike”, deklaroi Kovaçevski.
Sipas tij shumica është stabile e në kuvend maxhoranca ka shumicë më të madhe se që kishte deri tani
