Maqedoni

Kuvend, vazhdon debati për shkarkim e ministrave të Alternativës

16.02.2023 14:00

Për të katërtën ditë me radhë kuvendi mban seancën e 104-t, në të cilën debatohet për shkarkimin e tre ministrave nga Alternativa...

Për të katërtën ditë me radhë kuvendi mban seancën e 104-t, në të cilën debatohet për shkarkimin e tre ministrave nga Alternativa, pas marrëveshjes së fundit për  rikonstruimin e Qeverisë, me të cilën në në ekzekutiv përfshihet Aleanca për Shqiptarët.
 
Pritet shkarkimi i  3 ministrave të Alternativës,  Bekim Sali – ministër i Shëndetësisë, Admirim Aliti i Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Xhemail Çupi, ministër pa resor i angazhuar për diasporën.
 
Për ministra të rinj nga radhët e Ash-së, janë propozuar Krenar Lloga në Ministrinë e Drejtësisë, Fatmir Mexhitin si ministër i Shëndetësisë, Azir Aliun në MSHIA, dhe Kaja Shukova nga LSDM në ministrinë e  Mjedisit  Jetësor dhe Planifikim hapësinor.
 
Kuvendi tashmë ka konstatuar  dorëheqjet e ministrave të Drejtësisë dhe të Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hpësinor, Nikolla Tupançevski dhe Naser Nuredini, si dhe të zëvendësministrave të Drejtësisë dhe Shëndetësisë, Agim Nuhiu dhe Vlladimir Rendevski.