Maqedoni

Vendimi i Gjykatës së Strasburgut, Pendarovski: Lëndët të shkojnë deri në fund

16.02.2023 14:16

Presidenti Stevo Pendarovski ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg...

Presidenti Stevo Pendarovski  ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Sipas tij,  tani lëndët duhet të kenë epilogun e tyre.
 
“Të gjithë ata që janë prekur nga procedimet e nisura nga prokuroria dhe gjykatat në vend duhet të ushtrojnë të drejtat e tyre para institucioneve vendase, siç thuhet edhe në vendimin e Gjykatës së Strasburgut. Në këtë kuptim, të gjitha procedimet para gjykatave vendase vazhdojnë deri në nivelin përfundimtar të tyre, pra deri në shterimin e të gjitha mjeteve ligjore,  në përputhje me rregulloret ligjore të vendit tonë”, thuhet ndër të tjera  në reagimin e presidentit Pendarovski.