Maqedoni

22 vite nga fillimi i luftës së UÇK-së, Grubi: Amaneti i luftëtarëve , nuk shuhet kurrë!

16.02.2023 14:30

Në 22 vjetorin e fillimit të luftës së vitit 2001 të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe rënies së dëshmorit të parë Muzafer Xhaferi...

Në  22 vjetorin e  fillimit të luftës së vitit 2001 të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe rënies së dëshmorit të parë Muzafer Xhaferi, sot zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i shoqëruar nga ministra dhe përfaqësues të tjerë nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, vendosën kurora me lule tek Monumenti Memorial i Shqiponjës në Çair.
 
Zv/kryeministri i parë, Artan Grubi , në rrjetin social Facebook shkruan se amaneti i luftëtarëve për bashkim dhe përparim të popullit shqiptar nuk do të shuhet asnjëherë.
 
“Sot nderojmë të gjithë ato bij e bija që iu përgjigjen thirrjes së atdheut dhe nuk kursyen as jetën e tyre për drejtësi dhe dinjitet kombëtar! Jehona e amanetit të tyre nuk shuhet kurrë mes nesh, është thirrje e përhershme bashkimi në veprim për përparimin e kombit” shkruan Grubi në statusin e tij.