Maqedoni
5 vjet nga vdekja e ish ministrit Abdilaqim Ademit
16.02.2023 10:41
Qendra Analitike Hulumtuese “Abdilaqim Ademi”, sot realizon një sërë aktivitete për të kujtuar ish ministrin e Arsimit,

Qendra Analitike Hulumtuese “Abdilaqim Ademi”, sot realizon një sërë aktivitete për të kujtuar ish ministrin e Arsimit, Abdilaqim Ademi, që ndërroi jetë 5 vite më parë.
Në orën 11:00 janë bërë homazhe në fshatin Shemshovë, në orën 13:00 në Amfiteatrin e Universitetit shtetëror të Tetovës, u bë Prezantim i librit “Grafeni” me autor Abdilaqim Ademin dhe në orën 15:30, në Teatrin Shqiptar në Shkup, do të mbahet edhe Akademia Përkujtimore dhe promovimi i filmit dokumentar kushtuar Abdilaqim Ademit.
