Maqedoni

Kovaçevski: Siguruam terapi për pacientët më kritikë me fibrozë cistike

16.02.2023 15:02

Pacientët me fibrozë cistike do të marrin terapinë e tyre...

Përveç rasteve më kritike, Trikafta  do të sigurohet edhe për disa pacientë të tjerë. Paratë për ilaçin janë siguruar dhe ilaçi do të mbërrijë në vend sipas dinamikës së diktuar nga prodhuesi,  siguron kryeministri Kovacevski. Thotë se urgjentisht duhen ndryshuar nenet në tre ligje që do të mundësojnë negocim të drejtpërdrejtë me prodhuesin për barërat specifike. 
 
“Tashmë furnizuesi i barnave ka siguruar sasi për pacientët më kritikë nga prodhuesi i vetëm. Ilacet do të arrijnë sipas dinamikës së përcaktuar nga prodhuesi sepse nuk janë barëra që gjenden në magazinë por duhen prodhuar në bazë të kërkesës dhe të dhënave për numrin e saktë të pacientëve . Sipas marrëveshjes aktuale do të mundësohet të kemi ilac menjëherë edhe për një numër të caktuar pacientësh.  Ekipet e Ministrisë së Financave dhe të Shëndetësisë po punojnë për ndryshimin e ligjeve që të negociohet drejtpërdrejt me prodhuesin”, u shpreh kryeministri Dimitar Kovaçevski.