Maqedoni
Rastet e PSP-së: GJEDNJ refuzon ankesat, janë të parakohëshme
16.02.2023 15:18
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg njoftoi se ankesat për abolimin e anuluar të ish-presidentit Gjorge Ivanov...

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg njoftoi se ankesat për abolimin e anuluar të ish-presidentit Gjorge Ivanov të vitit 2016 me të cilin u falën personat e dyshuar dhe të dënuar në disa lëndë që i zhvillonte Gjykata speciale publike, janë shpallur njëzëri të papranueshme.
Gjykata vlerëson se të akuzuarit dhe të dënuarit nuk I kanë shterur të gjitha mjetet juridike vendore. Kjo do të thotë që rastet e ish-PSP-së nuk dështojnë dhe procedurat për to, do të vazhdojnë.Vendimi është përfundimtar, thonë nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesat janë dorëzuar në Strasburg në vitin 2017 dhe 2018 nga shtatë shtetas të Maqedonisë së Veriut , Nikolla Gruevski, Mile Janakieski, Gordana Jankuloska, Toni Jakimovski, Sasho Mijalkov, Vladimir Taleski dhe Toni Trajkovski) dhe një qytetar me nënshtetësi të RMV-së e Shqipërisë, Edmond Temelko, ndaj të cilëve PSP ka hapur procedurë.
Duke u mbështetur në nenin 6 paragrafi 1 (e drejta për një gjykim të drejtë, 6 nga kërkuesit u ankuan se fakti që ata u ndoqën penalisht pas faljes përbën shkelje të shtetit të së drejtës dhe se për shkak të efektit të tyre prapaveprues, vendimet e anulimit ishin në kundërshtim me parimin e sigurisë juridike. Ndërkohë Taleski dhe Temelko, duke u mbështetur në nenin 5 paragrafi 1 (c) (e drejta në liri dhe siguri), u ankuan kundër paraburgimit të tyre, i cili sipas tyre ishte arbitrar.
Falja nga ish presidenti Ivanov e personave të përfshirë në rastet e PSP-së, shkaktoi reagime të ashpra dhe pas ndryshimeve ligjore në Ligjin për Falje, ai i tërhoqi abolimet.
NAIM RAMADANI
