Maqedoni

Tragjedia në spitalin modular, dëshmitarët: Gjithçka ndodhi shumë shpejtë

16.02.2023 15:34

Me dëgjimin e dëshmitarve...

Me dëgjimin e dëshmitarve, vazhdoi seanca për diegjen e spitalit modular në Tetovë,  më 8 shtator 2021, ku tragjikisht humbën jetën 14 persona.

Dëshmitarët thanë se edhe përkundër masave anti-Covid, në spital përveç pacientëve, në vazhdimësi ka pasur familjarë shoqërues edhe përkundër tabelave se aty ndalohej hyrja për të papunësuarit. 

Katica Dimovska, nëna e Marias e cila humbi jetën në zjarrin tragjik, dëshmoi se në vazhdimësi ishte aty me vajzën e saj e cila vuante nga paraliza cerebrale.

Edhe Boban Dimovski dëshmoi dhe tha se në  spitalin modular në Tetovë, mund të hyje dhe dilje kur të doje, edhe pse pranon se mjekët sa herë i Shikonin brenda, u jepnin vërejtje që të dilni jashtë.

“Zjarri që shpërtheu në dhomën ku ne ishim,  u përhap shumë shpejtë, brenda dy minutave. Vajza kishte sulm, mjekët  erdhën që të ndihmojnë dhe dëgjova një shpërthim, më pas pamë zjarrin që  përfshiu edhe vajzën time.  Tentuam që sa shuajmë zjarrin,  tentuam ta nxjerrim, dera ishe larg. Burri hapi derën me këmbë dhe e kemi nxjerrë jashtë por ndërkohë vajza ndërroi jetë” – tha Katica Dimovska, nëna e Maria Dimovskës.

Edhe dy punonjëset e spitalit që dëshmuan në këtë seancë,  thanë se zjarri u përhap shumë shpejtë. Mohojnë se ka pasur lëvizje pa kontroll të familjarëve.

“Në orën  19:00 kam ardhur në ndërrim dhe kemi bërë ndarjen e terapisë. Isha me pacienten  në dhomën 3, kur pashë një zjarr që përhapej shumë shpejtë. Ishim dy mjekë dhe dy infermiere. Kishte një shoqërues për pacienten,  babai i saj. Nuk ka pasur shoqërues tjerë. Dera ishte e mbyllur prej brenda. Nuk kam lëshuar asnjëherë pacient të hyjë brenda. Ka pasur aparate për shuarjen e zjarrit në dhomën e pritjes" – tha dëshmitarja Biljana Gjorgjevska.  

“Në atë moment ishim në punë dhe ndaheshim terapi, kishim një paciente në gjendje të rëndë dhe filloi zjarr, pamë shumë  tym. Pacientja  ndërroi jetë.  Shkova të kërkojë ndihmë dhe për dy- tre minuta u përhap zjarri,  nuk mund të kthehesha në dhomë" – u shpreh dëshmitarja tjetër, Minevere Abduli.

Eksperti  Robin Boshkovski ,  që ka kryer hetimin mbi shkaqet e zjarrit, pohoi sërish se fajtor ka qena kablloja vazhduese ku u lidh  aparati për oksigjen.

Për zjarrin në spitalin modular janë të akuzuar, ish drejtorët Florin Besimi dhe Arftan Etemi, përgjegjësi i modularit  Boban Vuçevski dhe Spitali Klinik i Tetovës si subjekt juridik.

Mbrojtësit e Vuçevskit sërish mbajtën protest në përkrahje të tij. Seanca e rradhës u caktua për me 2 mars. (Visar Sadiku, TVM2)