Maqedoni
Vendimi i GjEDNj-së, Kallajxhiev: Ne nuk kemi institucione efikase
16.02.2023 16:06
Profesori i së drejtës penale Gordan Kallajxhiev, e vlerëson si të çuditshëm vendimin e Gjykatës për të Drejta të Njeriut në Strasburg...

Profesori i së drejtës penale Gordan Kallajxhiev, e vlerëson si të çuditshëm vendimin e Gjykatës për të Drejta të Njeriut në Strasburg, sa i përket aplikimeve nga disa të akuzuar në lëndët e PSP-së.
Shprehet i zhgënjyer që gjykata nuk ka sjellë një vendim më të prerë. Kallajxhiev nuk beson se kjo çështje do të arrijë të zgjidhet ndonjëherë në institucionet e vendit, ashtu siç kanë udhëzuar nga Gjykata Europiane për të Drejta të Njeriut.
“Unë nuk jam i bindur se vendimi është i drejtë sepse mjetet juridike në vend edhe nëse ka që nuk janë harxhuar , mendoj se nuk do të jenë efikase. Në Maqedoni realisht nuk egziston mundësia që të diskutohet për këtë çështje me ndonjë mjet efikas. Gjykata mendon se çështjet akoma duhet të rishqyrtohen para instancave të tjera gjyqësore në vend, që sipas meje është e pamundur”, u shpreh profesori universitar Gordan Kallajxhiev.
Me abolimin e Ish presidentit Gjorgje Ivanov në vitin 2016 u përfshinë 54 persona në mesin e të cilëve Nikolla Gruevski, Sasho Mijallkov, Gordana Jankullovska e Mile Janakievski.
FLORIJE BELULI KAMBERI
