Maqedoni
Rikonstruimi i qeverisë, VMRO: Ndryshimi, nga insistucionet e korruptuara
16.02.2023 16:22
Dilema dhe hamendje se çfarë përmirësimi mund të sjellë përfshirja e ASH-së në ekzekutiv...

Dilema dhe hamendje se çfarë përmirësimi mund të sjellë përfshirja e ASH-së në ekzekutiv, shtruan deputetët e VMRO-DPMNE-së. Kërkuan llogari nga kryeministri, pasi sipas tyre ndryshimet duhet nisur nga institucionet, në të cilat mbizotëron krimi dhe korrupsioni.
“Qytetarët janë të shqetësuar, pasiqë rritja e inflacionit rriti kreditë dhe së shpejti njerëzit do të mbesin pa shtëpitë e tyre. Shihni gjyqësorin, prokurorinë, administarët publike, shoqëri e rrobëruar, shembull klasik I një gjenerate të humbur, andaj edhe fëmijët tanë do të ikin prej këtu”, u shpreh deputetja e VMRO – DPMNE-së, Ivanka Vasilevska.
“Me hyrjen e ASH-së në qeveri a do të kemi inflacion më të ulët, çmime më të ulta, qytetarët a do të kenë paga më të larta, shtet ligjor? Ju kryeministër, në vend që të rrini në hapësira të tjera, ngrihuni që t’iu shoh e tërë salla dhe përgjigjuni në këto pyetje”, theksoi deputeti i VMRO – DPMNE – së, Lupço Prenxhov.
Dauti: VMRO pa formë politike për ndryshimet
Aleanca për Shqiptarët konsideron se deputetët e VMRO-së kanë keqpërdorur foltoren e kuvendit dhe torturuar mendimin publik duke mos definuar qëndrimin e tyre rreth ndryshimeve në qeveri.
“Si subjekt politik keni mbetur midis Gruevskit dhe Apasievit, s’keni formë politike, ju mungon forma politike. Në mungesë të formës politike mendoni se ka ndëruar mendjen ASH? Jo, jo! Unë e di që ju këtë e doni, aty qëndron edhe ai dëshpërimi që shprehu kolegia, por kjo nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodh. E tani, ne faj për dëshirat tuaja të parealizuara nuk kemi”, theksoi deputetja e ASH-së, Ilire Dauti.
LSDM: VMRO injoron unitetin kombëtarë
Akuza për mohim të unitetit kombëtarë në adresë të VMRO-së, drejtuan edhe deputët e LSDM-së.
“Çfarë nënkupton unitet kombëtarë? Kjo nënkupton unitet të të gjithë popujve që jetojnë këtu dhe ju këtë nuk mund ta kuptoni dhe një gjë të dini ju po rimodeloni Maqedoninë, e jo ne. Ne duam që shteti ynë të jetë pjesë e familjes europiane dhe këtë do ta bëjmë”, u shpreh deputetja e LSDM-së, Snezhana Kaleska Vançeva.
Diskutimi për shkarkimin e ministrave të Alternativës do të vazhdojë deri në shterjen e listës së deputetëve të paraqitur për fjalë, gjithsej 44.
MERAL ISMAILI
