Riformatimi i Qeverisë, Kovaçevski: Diskutimin e stërzgjat opozita
Kryeministri Dimitar Kovaçevski....

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, akuzon opozitën se po stërzgjat diskutimin për rikonstruimin e qeverisë. Po bëhet java që kur kam dorëzuar propozimin në Kuvend, thotë Kovaçevski. Megjithatë, nuk konteston të drejtën e deputetëve për të diskutuar.
Kryeministri i vendit është i bindur se shumica e re do të ketë më shumë deputetë.
“Shumica parlamentare do të jetë edhe më e madhe se ajo që ishte deri më tani. Diskutimi nuk srtërzgjatet nga ana ime. Unë e dorëzova propozimin të premten, nesër po bëhet një javë. Se sa do të zgjasë diskutimi varret nga numri i diskutantëve. Pas asaj që pashë nga ana e deputetëve të opozitës duket se ka interes të madh. Ata të gjithë janë paraqitur për diskutim. Kjo është e drejtë demokratike. Nëse paraqiten nga 40 deputetë për çdo shkarkim dhe nëse po aq paraqiten për çdo emërim dhe të gjithë këtë e shumëzoni me 10 e fitoni numërin e përgjithshëm. Këtë numër pastaj ndaheni për 24 dhe do të mësoni se sa ditë mund të zgjasë diskutimi.” – tha Kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
Nga gjithësej 44 deputët të paraqitur për fjalë për shkarkimin e ministrit të shëndetësisë nga rradhët e Alternativës kanë ngelur edhe 16.
Çdo fjalim shoqërohet dhe dhjetra replika dhe kundërreplika. Sipas opozitës riformatimi as nuk e zgjeron shumicën parlamentare, as nuk sjell risi në qeverisje. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
