Sindikata e pavarur e shëndetësisë: Duam rrogat, jetesa dhe faturat nuk presin
Sindikata e pavarur e shëndetësisë....

Sindikata e pavarur e shëndetësisë është e revoltuar për mospagesën e rrogave të janarit për punonjësit shëndetësore. Thonë se faturat nuk presin, por duhen shlyer në kohë, në të kundërtën duhen ndarë para edhe për përmbaruesit.
“Nëse nuk ndërmerret asgjë, siç është paralajmëruar do të ketë grevë të përgjithshme në shëndetësi, nëse shëndetësia nuk funksionon në një vend, është e vështirë për atë vend” – tha Aleksandar Kostevski nga Sindikata e Pavarur e Shëndetësisë –Tetovë.
“Në sektorin e shëndetësisë kemi probleme, nuk kemi rrogë cilësore, as shërbim cilësor. Së shpejti të punësuarit në sektorin e shëndetësisë nuk do të kenë mundësi të kenë sigurim shëndetësor, imagjinoni i punësuari në shëndetësi nuk mundet të shërohet “ – u shpreh Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Shëndetësisë, Goran Risteski.
Sulmi kibernetik në FShS, Spasovski: Po punojmë për zbardhjen e rastit
Rrogat janë vonuar për shkak të problemeve me sistemin e hakeruar elektronik në FShS. MPB po punon për zbardhen e rastit
“Në Fondin për Sigurim Shëndetësor ka sulm kibernetik dhe njësitet tona po punojnë, por kërkojmë edhe ndihmën e insitucioneve ndërkombëtare që sistemi të jetë i sigurtë”. – theksoi Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
Fondi dhe mjekët gjatë kësaj periudhe që sistemi elektronik nuk punon, janë të detyruar që në dorë t’i shkruajnë dokumentet për pacientët në mënyrë që ata të mund të shfrytëzojnë shërbimet e nevojshme shëndetësore. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
