Vendimi i GjEDNj-së, pushteti e quan fitore, opozita: Mos u gëzoni para kohe
Presidenti Stevo Pendarovski e përshëndeti vendimin e Gjykatës Evropiane....

Presidenti Stevo Pendarovski e përshëndeti vendimin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Sipas tij të gjitha ata që që kanë procedime para gjykatave dhe prokurorive, të drejtat e tyre duhet ti kërkojnë para institucioneve vendase, ashtu siç edhe thuhet në vendimin e Gjykatës, thuhet në reagimin e presidentit.
Për kryeministrin Kovaçevski, vendimi i Gjykatës në Strazburg është fitore për shtetin dhe drejtësinë.
“Me vendimin e Gjykatës së Strazburgut, i cili në këtë rast është në favor të shtetit, ankesat e aplikantëve u shpallën të papranueshme në tërësi, përfshirë edhe pjesën për faljet e pretenduara. Argumentet e Qeverisë për papranueshmërinë e aplikimeve janë respektuar plotësisht nga Gjykata e Strasburgut” – tha Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski.
Partitë të ndara në qëndrime.
LSDM thotë se Përpjekja e VMRO DPMNE-së për të shkatërruar shtetin e së drejtës, edhe një herë, rezultoi e pasuksesshme.
“Sundimi i ligjit dhe shteti juridik në të cilin përgjegjësia para ligjeve është e barabartë për të gjithë, pavarësisht nga përkatësia politike, fetare, kombëtare apo çfarëdo përkatësie, janë prioritetet kryesore të LSDM-së në ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe të drejtë” – tha zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.
VMRO-DPMNE i apelon pushtetit të mos gëzohet para kohe
“Qeveria në vend që të festojë për këtë defocusim, duhet të shqetësohet sepse thelbi i këtij vendimi është se drejtësia një ditë do të dalin në dritë. Njësoj si po dalin në dritë në opinion tenderët kriminelë, korrupsioni, tradhtitë, paaftësia, si rasti i fundit me tërheqjen e eurobondit, me të cilin LSD dhe BDI turpëruan shtetin dhe ia dëmtuan reputacionin.” thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.
Për Aleancën për Shqiptarët, vendimi i Gjykatës në Strasburg, është një fitore e madhe de shpresë për drejtësi.
“Ky vendim e forcon edhe më shumë vendosmërinë tonë në luftën kundër krimit dhe padrejtësisë, rikthen shpresa tek qytetarët dhe godet rëndë të gjithë ata që shpresuan dhe u përpoqën të bëjnë pazare me drejtësinë në interes të kriminelëve dhe të korruptuarve” thuhet në reagimin e ASH-së. (Sanije Duraku, TVM2)
