Kovaçevski për klubet bullgare: Vazhdojnë punën ato që respektojnë ligjin
Klubet bullgare do të mund ta vazhdojnë me aktivitete....

Klubet bullgare do të mund ta vazhdojnë me aktivitete vetëm nëse kanë respektuar ligjin për formimin e shoqatave të votuar në kuvend, thotë kryeminstri Dimitar Kovaçevski.
Korniza kohore tremujashe sipas tij ishte e mjaftueshme për t’i ndryshuar emrat.
“Ata që e kanë ndryshuar, do të vazhdojnë të punojnë në pajtim me ligjet, ata që nuk kanë vepruar sipas ligjit, nuk do të mund të punojnë më” – u shpreh Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski.
Çerneva: Klubet bartin emra provokues
Edhe zëvendës drejtoresha e Këshillit Evropian për politikë të jashtme, Vesela Çerneva, klubet bullgare i quan provokuese për shkak se sipas saj, bartin emra që nuk ndërtojnë ura lidhëse por përçarëse.
Fajëson të dyja palët për moskrijimin e ambientit në zgjidhjen e problemeve.
“Ata emra janë bërë në atë mënyrë që ta provokojnë palën tjetër. Kur hapni ndojnë klub, duhet të jetë ura që ngroh raportet dhe që nuk shqetëson palën tjetër” – deklaroi Vesela Çerneva, zyrtare e Këshillit Europian.
Radev: S’ka lëvizje pa ndryshimet kushtetuese
Ndërkohë presidenti i Bullgarisë Rumen Radev fton lidershipin e vendit të inkurajohet dhe të bëjë hapa aktiv drejt ndryshimeve kushtetuese. Për të përditshmen greke “Katimerini”, shefi bullgar përkujton Shkupin se pa plotësuar kushtin e inkorporimit të bullgarëve në kushtetutë, nuk do të mund t’i hap kapitujt me Bashkimin Evropian.
“Maqedonia e Veriut ka pranuar të ndryshojë kushtetutën e saj dhe të përfshijë bullgarët në baza ta barabarta me popujt që jetojnë atje. Pa këtë kusht, fillimi real i negociatave nuk do të mund të ndodhë”.
Nga ana tjetër, ka vazhduar takimi dyditor në komisionin multidisiplinar. Javën e kaluar bashkë-kryesuesi nga vendi jonë, Dragi Gjorgiev, vlerësoi se rritja e tensioneve mes RMV-së dhe Bullgarisë ndikon dukshëm edhe në punën e komisionit. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
