Integrimi i rajonit në BE, Xhaferi: Të mos hapim “kutinë e pandorës” në Ballkan
Intensifikimi i bashkëpunimit mes parlamenteve të RMV-së dhe Sllovenisë....

Intensifikimi i bashkëpunimit mes parlamenteve të RMV-së dhe Sllovenisë, është qëllimi i vizitës atje të kryeparlamentarit Talat Xhaferi, njofton “TVM2”. Në takimin me homologen e tij, Urshka Kllokoçar Zhupançiç, Xhaferi shprehu mirënjohje për mbështetjen e Sllovenisë për realizimin e prioriteteve të Parlamentit të RMV-së, sidomos për anëtarimin e vendit në NATO dhe anëtarsimin në BE.
“Sllovenia është partneri dhe aleati ynë, mbështetësi i fuqishëm i integrimeve tona euroatlantike dhe ka dhënë përkrahje të madhe në momentet kur ky kontribut ka qenë më së i nevojshëm. Këtu bënë pjesë angazhimi për zgjerimin e agjendës së BE-së, procesi Brdo-Brioni, si dhe qendrimin për margjinalizimin e çështjeve historike dhe keqpërdorimin e të njejtave për pengimin e procesit eurointegrues për të cilin bëj thirrje të vazhdohet, në të kundërtën rrezikohet hapja e ‘Kutisë së Pandorës’ në rajon ku seriozisht po vihet në pikë pyetje kredibiliteti i BE-së te vendet kandidate për anëtarësim” – deklaroi Kryetari i Parlamentit të RMV-së, Talat Xhaferi.
Xhaferi - Zupançiç rënë dakord për të vazhduar bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të përbashkët, në nivel të kryetarëve të këtyre dy parlamenteve, por edhe në kuadër të nismave të ardhshme parlamentare ndërkombëtare. (Rexhep Qamili, TVM2)
