Kosova feston përvjetorin e pavarësisë, sfida serioze në negociatat me Serbinë

16.02.2023 19:45

Kosova përgatitet të festojë 15 vjetorin e shpalljes së pavarësisë....

Kosova përgatitet të festojë 15 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, teksa  ende përballet me sfida serioze.

Marrëdhëniet   me Serbinë janë  në qendër të këtyre sfidave.

Propozimi “franko gjerman”, Kurti: Plani ka njohje “de facto” nga Serbia

BE dhe ShBA bëjnë presion për një normalizim më të shpejtë të mardhënieve, me nxitje për pranimin të propozimit franko gjerman,  detajet e të cilit nuk janë bërë ende publike. Kryeministri Kurti thotë se  ky plan i vendos Kosovën dhe Serbinë si dy identitete të barabarta.

“Plani  parasheh njohjen  ‘de facto’ e  njohja  ‘de-jure’, edhe pse nuk është në mënyrë eksplicite e shkruar në marrëveshje, është pjesë e planit që do të arrihet”- tha Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.  

Ndërkohë Uashingtoni ka rritur presionin ndaj Prishtinës për të zbatuar marrëveshjen për  Asociacionin, por Kosova është e shqetësuar se themelimi i Asociacionit do të minonte shtetësinë si rezultat i ndikimit të Beogradit dhe se kjo gjë rrezikon përsëritjen e një  Republike Serbe si në  Bosnjë. 

SHBA jep garanci se kjo nuk do të ndodhë. Kosova është njohur nga 117 vende, përfshirë SHBA-në dhe shumicën e fuqive perëndimore dhe i është bashkuar rreth 200 organizatave ndërkombëtare. Por ajo nuk është njohur nga pesë vende anëtare të BE-së.