Përkujtohet Abdylaqim Ademi, promovohet libri i tij dhe një film dokumentar

16.02.2023 20:00

Në 5 vjetorin e vdekjes...

Në 5 vjetorin e vdekjes, bashkëveprimtarë, miq  e të afërm përkujtuan ish zv.kryeministrin dhe ish ministrin e arsimit, Abdylaqim Ademi. Fillimisht me homaxhe në Sehmshovë, më pas me promovimin post mortum të librit të tij shkencor  “Grafeni”, për ta përmbyllur përkujtimin me një akademi në Shkup. Familjarët e kujtojnë si njeri të përkushtuar mbas punës

“Si fëmijë dhe adoleshent nuk e kuptoja pasionin e tij për punë, dhe shpesh pyesa e vetën se si mund ta donë më shumë punën, apo si mund ta donë punën më shumë se familjen e tij” – tha djali i Abdylaqim Ademit, Eldin Ademi.

Lideri i BDI-së  Ali Ahmeti tha se gjatë pothuajse të gjithë rrugëtimit të tij politik  nuk ka hasur njeri më të përkushtuar se Abdylaqim Ademi.

“Abdylaqim Ademi në themelet e kësaj që sot ne po jëtojmë ka dhënë një kontribut të jashtë zakonshëm në drejtim të dikastereve të ndryshme të shtetit. Abdylaqim Ademi nuk mendonte për vdekjen, nuk mendonte që do ta ndërpriste jetën. Por ai mendonte dhe ishte i përkushtuar të punonte në misionin për të cilin ishte i angazhuar. E as nuk nuk e kam menduar kurë që ai emër do të ishte Abdylaqim Ademi që do ta mbante emrin e tij instituti, që ai me aq vullnet punonte për ta kompletuar” – deklaroi Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Qendra Analitike Hulumtuese që mban emrin “Abdylaqim Ademi” , promovoi edhe me filmin dokumentar kushtuar jetës dhe veprës së tij. (Fitim Kryeziu, TVM2)