Breshëri raketash në Ukrainë, goditet rafineria e naftës, një viktimë
16.02.2023 20:34
Rusia lëshoi 36 raketa në Ukrainë...

Rusia lëshoi 36 raketa në Ukrainë, duke goditur rafinerinë e saj më të madhe të naftës.
Sipas forcave ajrore të Ukrainës dëmi në rafinerinë Kremenchuk, në lumin Dnipro, është ende i paqartë, por një grua e moshuar ka humbur jetën.
Në atë zonë u plagosën tetë persona dhe u shkatërruan 60 shtëpi.
Forcat ajrore të Ukrainës rrëzuan 16 nga raketat e lëshuara, ndërsa policia në Moldavi tha se gjeti mbetje raketash pranë kufirit me Ukrainën.
