Maqedoni
Përfundon debati për shkarkimin e Salit, nuk kishte kuorum për votim
17.02.2023 10:49
Dhjetë minuta para mesnatës, Kuvendi përfundoi diskutimet rreth propozimit për shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë Bekim Sali...

Dhjetë minuta para mesnatës, Kuvendi përfundoi diskutimet rreth propozimit për shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë Bekim Sali, pjesë e pikës së parë të seancës së 104-të të propozimit për rikonstruksionin e Qeverisë.
Megjithatë nënkryetari i Kuvendit Goran Misevski, tha se nuk do të ketë votim për shkarkimin e Salit , pasi Kuvendi nuk ka kushte për punë dhe e ndërpreu këtë pjesë të seancës për të cilën duhet të caktohet vazhdim shtesë.
Pasi deklaroi se lista e folësve për shkarkimin e Sali është shteruar, Misevski hapi diskutimin për propozimin për shkarkimin e Admirim Alitit nga pozita e ministrit për shoqëri informatike dhe administratë. Aliti nuk e shfrytëzoi mundësinë që të prononcohet rreth propozimit për shkarkimin e tij.
Debati dje u vazhdua edhe pas orës 18 :00 gjë që shkaktoi reagimi e ashpër të VMRO DPMNE-së dhe akuza të ndërsjella me deputetët e maxhorancës se kush po e bllokon punën e Kuvendit. Aleanca për Shqiptarët kritikoi sjelljen e opozitës e VMRO pyeti deputetët e partnerit të ri të koalicionit qeverisës si do e justifikojnë zgjedhjen kandidatit për ministër Krenar Logaj.
“Sipas definicionit, nëse një opozitë është kritike e ashpër e qeverisë, ku është logjika të zvarritet dhe të mos lejohet shkarkimi i tyre. Një çështje tjetër është zgjedhja e ministrave, por mos lejimi i shkarkimit të ministrave ndodh vetëm në vendin tonë . Një opozitë solide duhet të jetë parimore dhe jo të bindë opinionin me oksimorone”, u shpreh Halil Snopçe nga Aleanca për Shqiptarët.
“Meqë po flasim për oksimoronet, më lejoni t'ju pyes zoti Snopce, a do të votoni për një ministër që është këshilltar në Qeverinë e VMRO-DPMNE”, theksoi Nikolla Micevski nga VMRO DPMNE
Përveç Salit dhe Alitit, duhet të shkarkohet edhe Xemail Çupi ministër pa resor përgjegjës për diasporën, gjithashtu kuadër i Alternativës , e cila braktisi qeverinë e pakënaqur me ndarjen e re të resorëve pas marrëveshjes për zgjerimin e ekzekutivit me Aleancën për Shqiptarët.
Debati në Kuvend kai sur që nga fillimi i javës, kur po diskutohet pika e parë ; propozimi për shkarkimin e ministrave . Në rend dite është edhe zgjedhja e katër ministrave dhe pesë zëvendësministrave të rinj.
MIGENA GORENCA
