Maqedoni

Qeveria: Sot pritet të definohen dispozitat ligjore përfundimtare për furnizim të ilaçit “Trikafta”

17.02.2023 11:07

Sot grupi punues pritet të përcaktojë draft dispozitat ligjore...

Sot grupi punues pritet të përcaktojë draft dispozitat ligjore, me të cilat përmes negociatave të drejtpërdrejta me prodhuesin e ilaçit, shteti do të mund të sigurojë terapinë e nevojshme me ilaçin “Trikafta”, për  pacientët me  fibrozë cistike.
 
Nga shërbimi për shtyp i qeverisë, informojnë se procesi është në fazën përfundimtare . Në  mbledhjen e  djeshme  të qeverisë  morën pjesë ekspertët këshilltarë të kryeministrit, përfaqësues të Fondit të sigurimit shëndetësorë të RMV-së, Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve, Ministrisë së Shëndetësisë, nga industria farmaceutike si dhe nga Asociacioni i Fibrozës Cistike. 
 
Anëtarët dhanë mendimin dhe kontributin e tyre në lidhje me ndryshimet e propozuara në zgjidhjet e nevojshme ligjore që rregullojnë dhe mundësojnë planifikimin sistemor dhe zgjidhjen sistemore për pacientët me fibrozë cistike.
 
“Zgjidhja e diskutuar është sipas standardeve evropiane të përcaktuara për këtë lloj mjekimi dhe trajtimi të sëmundjes. Në bashkëpunim me të gjitha institucionet përkatëse, të gjitha procedurat janë kryer në kohën më të shkurtër të mundshme, të cilat mundësojnë prokurimin pa probleme të menjëhershëm të ilaçit “Trikafta”, ndërsa dërgesa e ilaçit për këta pacientë pritet të kryhet nga furnizuesi, në periudhën më të shpejtë të mundshme, jo më shumë se 30 ditë, sipas procedurave të punës së prodhuesit dhe furnizuesit, ndërsa në lidhje me specifikat e vetë ilaçit”, informojnë nga Qeveria.
 
Nga Qeveria  thonë se diskutimi për ndryshimet në zgjidhjet ligjore po zhvillohet paralelisht me prokurimin e ilaçit për pacientët më kritikë që vuajnë nga fibroza cistike, e për këtë qëllim Fondi i Shëndetësisë ka miratuar mbi 2.2 milionë euro javën e kaluar.