Botë

Rama uron Kosovën për 15-vjetorin e Pavarësisë

17.02.2023 11:25

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka uruar Kosovën për 15-vjetorin e Pavarësisë...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka uruar Kosovën për 15-vjetorin e Pavarësisë.
 
“MIRËMËNGJES. Gëzuar Pavarësinë”, lexohet në shkrimin shoqërues të një fotoje ku shihet një fëmijë me një balonë me flamurin e Kosovës.
 
Ligjshmëria e pavarësisë së Kosovës për një kohë të gjatë ka qenë temë e diskutueshme, pasi Serbia ka kundërshtuar Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, duke e cilësuar të paligjshme.
 
Për këtë ajo kërkoi edhe opinion këshillues nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në 2008, kërkesë që u hodh poshtë nga kjo gjykatë më 22 korrik 2010.