Maqedoni

SHGM: Marsh për mbrojtjen dinjitetit gazetaresk

17.02.2023 12:55

Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve Medial organizojnë marsh protestues...

Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve Medial organizojnë marsh protestues. Tubimi ka nisur para qeverisë dhe do të përfundojë para Kuvendit.
 
Qëllimi është që bashkërisht të shprehet pakënaqësia për sulmet ndaj gazetarëve, fyerjet dhe poshtërimet nga politikanët, konkurrenca e pandershme, kushtet e pasigurta në të cilat punojnë gazetarët, situata e keqe socio-ekonomike.
 
Gazetarët kërkojnë miratimin e menjëhershëm të ligjeve të nevojshme, të cilat janë të rëndësishme për të drejtat e tyre dhe për punën e medias dhe zbatimin konsekuent të tyre, që zyrtarët publikë dhe politikanët të respektojnë gazetarët dhe kameramanët, gjithashtu kërkojnë t'i jepet fund PR agresive shtetërore, më shumë mbështetje për gazetarët dhe mediat lokale dhe respektimin e të drejtave të punës së gazetarëve dhe punonjësve të medias si dhe kushte të sigurta pune për gazetarët dhe punonjësit e medias.