IN MEMORIAM
06.02.2015 20:59
Sot në Shkup ka ndërruar jetë ish deputeti i PPD-së Eshref Aliu...

Ai ishte deputet në përbërjen e parë pluraliste të Kuvendit të Maqedonisë, ndërsa paraprakisht ka ushtruar profesionin e gazetarit në gazetën “Flaka”.
Ceremonia e varrimit do të fillojë me namazin e drekës në xhaminë e re në Çair, ndërsa varrimi do të bëhet në varrezat e qytetit - Butel.
