Botë

Tërmeti në Turqi, pas 10 ditësh nxirren tre persona të gjallë

17.02.2023 14:38

Edhe një mrekulli tjetër ndodhi në Turqi, ku pas plot 261 orëve apo më shumë se 10 ditë janë nxjerë të gjallë...

Edhe një mrekulli tjetër ndodhi në Turqi, ku pas plot 261 orëve apo më shumë se 10 ditë janë nxjerë të gjallë nga rrënojat tre persona. Ekipet që kryenin punime nën rrënojat e një spitali privat në lagjen Odabaşı përcaktuan se dy persona ishin gjallë. 
 
Pas punimeve ku u përfshinë edhe forcat e policisë së operacioneve speciale, u shpëtuan 26-vjeçari Mehmet Ali Şakiroğlu dhe 34-vjeçari Mustafa Avci. Ndër gjërat e para që Mustafa Avxhi kërkoi të fliste në telefon për të mësuar gjendje e anëtarëve të tjetër të familjes, të cilët poashtu i mbijetuan lëkundjeve të fuqishme.  
 
“Nëna cfarë bënë, a kanë shpëtuar të gjithë, më lejoni të dëgjoj zërat e tyrepër një moment”, u shprehqytetari i shpëtuar Mustafa Avxhi. 
 
Duke qarë me mosbesim, miku i tij përgjigjet:
 
“Të gjithë janë mirë… të gjithë po të presim… Unë po vij tek ti.”, i përgjigjet miku i tij.
 
Edhe 26 vjeçari tjetër u shpëtua në të njëjtën kohë nga rrënojat e një ndërtes e spitalit privat. Ai kishte qenë në spital për një kontroll kur ra tërmeti. Të mbijetuarit u dërguan në spitalin e improvizuar të Hatay për trajtim, tha ministri i shëndetësisë.
 
Personi i tretë i shëptuar është një 12 vjeqar i nxjerë nga rrënojat e një shtëpie të shkatërruar në provincën Ekinci të Antakias. Kombet e Bashkuara bënë thirrje për grumbullimin e një fondi ndihme prej një miliard Dollarësh për operacionet e shpëtimit në Turqi, ndërsa për Sirinë sipas tyre, nevojë emergjence janë 400 milionë.
 
Vetëm në Turqi përllogariten mbi 50 mijë ndërtesa të pa banueshme, të cilat duhen shkatërruar për t’u rindërtuar.
 
Operacionet e kërkim shpëtimit në Turqi dhe Siri hynë këtë të premte në ditën e 12. Bilanci i përgjithshëm i viktimave është thelluar në mbi 44 mijë, ndër të cilët 38 mijë në Turqi dhe 5800 në Siri.
 
GAZMEND KURTISHI