Maqedoni

Gazetarët marsh protestues në Shkup: Kërkojnë mbrojtje të dinjitetit të tyre

17.02.2023 14:56

Pakënaqësitë nga sulmet e gazetarëve, fyerjet dhe nënçmimet nga politikanët...

Pakënaqësitë nga sulmet e gazetarëve, fyerjet dhe nënçmimet nga politikanët, konkurenca jolojale dhe kushtet e pasigurta të punës janë disa nga arsyet për mbajtjen e marshit protestues për mbrojtjen e dinjitetit të gazetarëve dhe punonjësve mediatik.
 
Kryetari i SHGM –së Mlladen Çadikovski, tha se është koha që të bëhen ndryshime me çrast dorëzoi planin  aksional me kërkesat e gazetarëve në Qeveri.                           
 
“Piari shtetëror e mer punën e gazetarëve xhiruesve dhe fotoreporterëve. Qeveria krijoi redaksinë më të  madhe në vend. Institucionet shtetërore dhe drejtorët e kanë problem të kuptojnë se nuk është trasnparencë kur me ditë të tëra prisni përgjigje dhe merrni një pamflet të shkruar nga PR”, u shpreh kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikovski.
 
Edhe nga sindikati i pavarur i punonjësve medial potencuan se gazetarët do të vazhdojnë të luftojnë për mbrotjen e të drejtave të tyre.                            
 
“Ne nuk heshtëm as kur na rrihnin, malteretonin na mbyllnin dhe kur i humbnim vendet e punës, përkundrazi u mundian të krijojnë frigë por krijaun xhin dhe ne jemi tani  këtu dhe nuk e kemi ndërmend të heshtim”, theksoi Pavle Bellovski nga sindikata e pavarur e punonjësve medial.                                                                                            
 
Paga të dinjiteteshme, marrëveshje kolektive, sigurim të kushteve për përmbajtje cilësore dhe funksionim të pavarur të servisit publik. Fund për piarin agresiv të Qeverisë, janë mesazhet që gazetarët i parashtruan para shtëpisë ligjvënëse.                                                                                      
 
“Sa here kemi qenë të ofenduar, të paditur nga funksionerë nga praktikat e dhunshme të kuazi mediave  të cilat janë të kontrolluara nga të gjitha partitë parlamentare. Është koha që Kuvendi së bashku me neve të ndajë përgjegjësinë për informatat që I krijojmë së bashku me qytetarët”, u shpreh gazetarja Sashka Cvetkovska. 
 
Në protestë u potencua se nënvlerësimi i gazetarisë duhet të ndërpritet si dhe gazetarët nuk do të kërkojnë falje për pyetjet e sikletshem që do ti parashtojnë. 
 
FLUTURA LATIFI TOPOJANI