Botë

Brukesl: Takimi Kurti-Vuçiq më 27 shkurt

17.02.2023 15:14

Takimi i rradhës mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq...

Takimi i rradhës mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është caktuar të mbahet më 27 shkurt. Kjo konfirmohet nё një komunikatё të lёshuar nga BE, ku thuhet se pjesmarrjen nё takim tashmё e kanё konfimruar tё dy liderёt.

"Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josef Biorell, i mbështetur nga Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak, do të zhvillojë takime të veçanta me liderët, pasuar nga një takim i përbashkët", thuhet nё njoftimin e lëshuar nga BE. 

Takimi do të fokusohet në propozimin e BE-së për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, thuhet në njoftim. Bisedimet në Bruksel, mes krsyemisnitrit kosovar Kurti dhe presidentit serb Vuçiq, pasojnë propozimin e BE-së, i njohur edhe si plani franko-gjerman, të cilin në parim e kanë pranuar edhe Kosova edhe Serbia, por përmbajtja e tij ende nuk është bërë publike në tërsi. 

Nga ajo që deri më tani është bërë e ditur propozimi nuk përmend në mënyrë specifike njohjen, por parashihen të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim i integritetit territorial, paprekshmëri e kufijve, njohje e simboleve shtetërore dhe asociacioni.

Por kryemisnitri i Kosvës Albin Kurti, ka publikuar 6 pikat për të cilat insiston Qeveria e Kosovës, në mesin e të cilave përfshihet edhe asociacioni me kopetenca jo ekzekutive, i cili njëherit nuk do të ishte asociacion një etnik, dhe do të formohej pas njohjes së shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë.

SANIJE DURAKU