Ukrainë, sulme ruse nga disa drejtime
Autoritetet ukrainase kanë përjashtuar mundësinë e dhënies të ndonjë pjese të territorit të shtetit të tij...
Autoritetet ukrainase kanë përjashtuar mundësinë e dhënies të ndonjë pjese të territorit të shtetit të tij, si pjesë e ndonjë marrëveshjeje të mundshme të paqes me Rusinë.
Armët janë e vetmja gjuhë që e kupton Rusia, ndërsa Bakhmut është ndër pikat kryesore të nxehta të frontit thonë autoritetet ukrainase, të cilat njoftojnë se forcat sulme po kryejnë sulme nga të disa drejtime. Qeveria u bëri thirrje civilëve që të evakuohen menjëherë.
“Ata definitivisht po ndryshojnë taktikat e tyre. Ata bazohen në burimet e varfëruara, dhe municionin e shpenzuara. Përdorin të vjetrat nga Bashkimi Sovjetik, sepse kanë pak raketa me precizion të lartë. Rusia dëshiron të kryejë një sulm masiv, një përplasje të drejtpërdrejtë”, u shpreh këshilltar i presidentit ukrainas Mihajlo Podolyak.
Në anën tjetër, zëvendëssekretarja amerikane e shtetit, Nuland, tha - Uashingtoni mbështet sulmet e Ukrainës ndaj objekteve ushtarake në Krime, ato janë një objektiv legjitim. Moska e ka dënuar përkrahjen amerikane.
NATO nga ana tjetër beson se konflikti mund të jetë afatgjatë dhe kërkoi nga Aleanca që të përgatitet për një skenar të tillë, ndërkohë që shkëmbimi i të burgosurve vazhdon, deri më tani të dyja palët kanë shkëmbyer mbi 200 ushtarë. Nga ana tjetët presidenti i Bjellorusisë Lukashenko deklaroi se vendi i tij do të luftojë vetëm në rast agresioni.
FLORIJE BELULI KAMBERI
