15 vjetori i pavaraësisë së Kosovës, Kurti: Republika jonë erdhi nga lufta e UÇK-së
Kosova feston 15-vjetorin e Pavarësisë...

Në këtë datë, të vitit 2008, Kuvendi i Kosovës shpalli shtetin më të ri në Europë, të pavarur, sovran dhe demokratik. Me këtë rast Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë solemne për nderë të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në ditën e 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës u shpreh se “Në një kohë të vështirë në Evropë, në Ballkan u krijua edhe një republikë.
“Në një kohë të vështirë politikisht ku jo vetëm politikanët dhe diplomatët por edhe teoricienët politikë besonin se kishte përfunduar epoka e shtetndërtimeve në Evropë, në Ballkan u krijua edhe një republikë parlamentare e mirëfilltë. Akti i deklarimit të pavarësisë së Kosovës shënon hapjen e një kapitulli të pakthyeshëm në historinë moderne të Kosovës”. Republika jonë erdhi nga lufta e lavdishme e ushtarëve të UÇK që me luftën e tyre të drejtë arritën t’i përfshijnë edhe aleatë ndërkombëtare që më 1999 na ndihmuan të çlirohemi nga Serbia pushtuese”, u shpreh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
15 vjetori i pavaraësisë së kosovës, Osmani: Kosova është forcuar si shtet i ri
Presidentja Vjosa Osmani tha se institucionet e Kosovës po forcohen dita-ditës.
“Në këto 15 vjet Kosova është zhvilluar e forcuar si shtet i ri, ka dëshmua kulturë demokratike në funksionimin e institucioneve. Institucionet tona po forcohen dita ditës e kjo është e arritur e madhe e qytetarëve tanë. Sfidat na kanë bërë të përplasemi së brendshmi ngase pikëpamjet kanë qe ë të ndryshme por gjithsesi na kanë bërë më të fortë. Ne nuk duhet të lejojmë që shoqëria jonë të polarizohet karshi sfidave të tilla, në përballje me Serbinë duhet dhe jemi një. Forcimi i mëtejmë i shtetit të Kosovës është mision i gjithsecilit”, theksoi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani
Begaj: Kosova është e pavarur, sido që mendon Serbia
Presidenti i Shqipërisëv Bajram Begaj, i pranishëm në seancën solemne në Kuvendin e Kosovës u shpreh se “jemi një komb që jemi përballur me dinjitet me historinë e vështirë të rajonit e që ka kontribuar për paqen në rajon dhe padyshim në Evropë, pavarësisht se i ndarë prej kufijsh”.”.
“Republika e Kosovës është shtet i lirë e i pavarur sido të mendojë apo veprojë zyrtarisht Serbia. Qeveria Serbe nuk është distancuar nga agresori e as agresioni dhe as ka ndalur aktivitetin e saj kundër njohjes së Republikës së Kosovës. Angazhimi i Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe i të dërguarve të posaçëm për Ballkanin Perëndimor është shprehje e qartë e rëndësisë që ka Republika e Kosovës për stabilitetin dhe të ardhmen europiane të të gjithë rajonit”, u shpreh presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.
Në këtë ditë të veçantë Kosovën e kanë uruar shumë liderë botërorë, përfshi presidentin amerikan Joe Biden, atë francez Emmanuel Macron, presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier, atë Italian Sergio Mattarella, nga Mbretëria e Bashkuar urimi erdhi edhe nga Mbreti, Charles.
Po ashtu urime për ditën e pavarësisë së Kosovës, u dërguan edhe nga politikanë shqiptar nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
SAFET ADEMI
