Qeveria dhe kompanitë në kërkim të mënyrës për ruajtjen e energjisë
Ministria e Ekonomisë, Asociacioni Energjetik i Maqedonisë....

Ministria e Ekonomisë, Asociacioni Energjetik i Maqedonisë, KRRE, MEPSO dhe EVN kanë diskutuar për mënyrën e menaxhimit të prodhimit të energjisë elektrike duke formuar grupe pune për të siguruar metodën për ruajtjen e energjisë nëpërmjet sistemit të baterive.
Ministri Bekteshi thotë se qeveria është e gatshme që të ndihmoj dhe të ulë shpenzimet per prodhimin e energjisë elektrike.
“Kemi vendosur që të sjellim legjislacion të ri nga grupe të reja që në mënyrë të drejtëpërdrejtë do të jenë të kyçur asociacioni energjetik i Maqedonisë dhe institucione të tjera për të gjetur mënyrën për ruajtjen e energjisë. Si qeveri gjithmonë punojmë në mënyrë transparente, dhe presim ‘feedback’ nga ana e tyre për të përmirësuar legjislacionin me qëllim të krijimit të një stabiliteti energjetik dhe të bëjmë tranzicionin e duhur” – tha Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Koço Angjushev nga Asociacioni Energjetik i vendit thotë se sistemi i ruajtjes sC energjisë elektrike nga prodhime të ripërtritshme duhet të bëhet përmes sistemit të baterive, për të cilin duhet bër ndryshime në legjislacionin për energji elektrike .
“Ky tranzicion duhet të bëhet në mënyrë të duhur pasi që duke dashur të bejmë zgjidhje mund të bëjmë dëm. Problem mund të jetë pasi që të gjithë fotovoltaikët prodhojnë energji elektrike në periudhë të njejtë dhe praktikisht 80 përqind e energjisë elektrike në vit e prodhojnë nga muaji prill deri në muajin shtator dhe atë nga ora 09. 00 deri në ora 17.00 dhe nuk duhet të lejojmë që në atë periudhë te këtë energji shtesë me nga 1000 megavat pasi që nuk dijmë se çfar të bëjmë. Ruajtjen e energjisë mund ta bëjmë përmes sistemit të baterive dhe janë zgjidhja e evtme por që ky sistem të implementohet duhet ndryshuar legjislacioni dhe për këtë arsye kemi vendosur që të krijojmë grupe punë për të përshpejtuar këtë proces” – u shpreh Koço Angjushev.
Bateritë për ruajtjen e energjisë elektrike mund të jenë nga 1 deri në 10 kilovat orë për nevoja të amvisërive dhe nga 300 deri në 600 kilovat orë për objekte industriale. (Gazmend Rexhepi, TVM2)
