Sulmet kibernetike, Spasovski: Siguria e të dhënave prioritet

17.02.2023 16:19

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski....

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, vlerëson se sulmet kibernetike të kohëve të fundit dhe siguria elektronike e të dhënave institucionale duhet të jenë proritet kryesor i të gjitha institucioneve shtetërore.

Spasovski apelon për ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve për mbrojtje, siguri dhe prevencë më të madhe për të parandaluar sulmet kibernetike në vend.

“Të gjitha sulmet kibernetike që janë raportuar deri tani po hetohen në MPB. Mirëpo në këtë drejtim duhet të theksohet se është shumë e rëndësishme që të gjitha institucionet të marrin masa paraprake, parandaluese dhe preventive për mbrojtjen e të dhënave elektronike dhe sistemeve të tyre elektronike, sepse investimi në parandalimin e këtyre sulmeve, është më i miri, më i liri dhe më i sukëseshmi për t’i parandaluar sulmet kibernatike. Çdo gjë tjetër është shumë më e vështirë dhe kërkon kohë dhe shumë hetime” – tha Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Përveç kësaj Spasovski thotë se nuk është e mjaftueshme që institucionet shtetërore të kenë të instaluar vetëm sistem për mbrojtje, por i njëjti kërkon që vazhdimish të përditësohet, me çka ato sisteme do të jenë një hap para sulmuesit kibernetik.

“Nëse keni sistemin e fundit për mbrojtjen e të dhënave elektronike, nuk do të thotë se ai sistem do të jetë i vlefshëm dhe dobiprurës pas gjashtë muajsh apo një viti. Në këtë drejtim dua të themë se ato sisteme duhet të përditësohen vazhdimisht në të gjitha institucionet. Çfarë ne si MPB kemi bërë për mbrojtjen e të dhënave elektronike për shtetin, tregon fakti i themelimit të qendrës të komunikimeve elektronike në Prilep, e cila ka për qëllim të përcjell dhe mbron të dhënat elektronike jo vetëm të MPB-së por të të gjitha institucioneve shtetërore” – u shpreh Spasovski.  

Këto komente Spasopvski i bëri gjatë shënimit të përvjetorit të Sektorit për Mbrojtjen e Personave dhe Objekteve të caktuara në Qendrën për trajnim policor në Idrizovë. (Rexhep Qamili, TVM2)