Dita e Plisit, Ahmeti: Shteti i Kosovës ka në themel gjakun e shqiptarëve
Shteti i Kosovës nuk lindi si dhuratë nga qielli....

Shteti i Kosovës nuk lindi si dhuratë nga qielli, por mbiu nga toka e njomë me gjakun e kombit shqiptar, tha lideri i BDI-së Ali Ahmeti në manifestimin tradicional “Dita e Plisit”, e cila organizohet me rastin e ditës së pavarësisë së Kosovës.
Sipas Ahmetit liria u fitua falë bindjes dhe luftës së djemve më të mirë të popullit shqiptarë, andaj 17 shkurti gjithmonë do jetë një ditë përkujtimi jo vetëm për aktin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, por edhe për të gjitha sakrificat dhe mundin e dhënë shumë vite më parë.
“Sot nuk kujtohet vetëm liria, sot kujtohen të gjithë ato breza që kanë rënë, si nga UÇK, ashtu edhe gjithë ata atdhetar dhe patriot që nga vendosja e regjimit ushtarako-policor mnë 1945 që gjithëka që ishte shqiptare vriteshme, burgoseshte, masakroheshte e dëboheshte. Prandaj sot kujtojmë edhe të pamboshturin Rifat Berisha e Nexhat Agolli që pikërisht prej institucioneve në pushkatim shkohet këtu në Shkup, vetëm e vetëm se nuk pajtohet me regjimet pushtuese e masakruese.” – tha Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Qehaja: Kosova është tashmë një shtet i konsoliduar
Kosova është tanimë një shtet i konsoliduar me policinë dhe ushtrinë e saj, theksoi ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja. Por edhe përskaj shpalljes së pavarësisë 15 vite me parë, shteti i Kosovës ende përballet me shumë sfida në aspektin ndërkombëtarë, krejt kjo siç thot Qehaja me fajin e Serbisë, e cila po vazhdon me politikat destruktive.
Ai bëri thirrje që Maqedonia e Veriut të vazhdojë të përkrahë Kosovën, sidomos tani në momentet vendimtare të saj.
“Ne kërkojmë mirëkuptimin tuaj që të përkrahni pozicionet e Kosovës tutje, në një periudhë mjaftë delikate politike që do të hyjmë. Përkrahje dhe zëri i juaj është tepër i rëndësishëm në përpjekjet tona për të konsoliduar pozicionin e Kosovës në nivel ndërkombëtar. Kjo edhe për faktin se shumë shtete duan ta dijnë mendimin e fqinjëve, e mendimi dhe pozicionimi i juaj i prerë, sidomos të faktorit shqiptarë është kontribut i çmuar për shtetin e Kosovës” – tha Ambasadori i Kosovës në RMV, Florian Qehaja.
Me rastin e ditës së plisit u intepretuan këngë dhe valle kombëtare nga Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve popullore shqiptare në RMV. (Belind Koka – Ademi, TVM2)
