Provimi shtetërorë: Zbatimi shtyhet për vitin 2018
Shtyhet për një në vitin 2018 zbatimi i provimit shtetëror për studentët...

Kjo u vendos në takimin e sotëm me Kryeminsitrin Nikolla Gruevski me përfaqësuesit e universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, Plenumit Studentor, Plenumit të Profesorëve dhe Ministrisë së Arsimit.
“Provimi shtetëror do të shtyhet për një vit, ndërsa për dy vite dispozitat e tjera. Gjatë kësaj periudhe do të kemi të gjithë hapësirë t’i përkufizojmë punët dhe të shqyrtojmë se a do të funksionojë në mënyrën e propozuar apo të gjejmë një mënyrë tjetër”, deklaroi Velimir Stojkovski, Rektor i Universitetit SHën Kirili dhe Metodi në Shkup.
“Gjatë periudhës që është dhënë me shtyrjes, ne si Plenum Studentor do të vazhdojmë t’i shfaqim argumentet dhe qëndrimet tona, me të cilët konsiderojmë se duhet të tërhiqen dispozitat, së paku ato për provimin shtetëror, si pasojë e të cilave studentët janë më të dëmtuarit”, u shpreh Konstantin Bitrakov, nga Plenumi Studentor.
Por nga ky plenum thonë se Me takimin e sotëm asgjë nuk është vendosur, Kryeministri vetë ka dalë me propozim. A do të pranohet apo jo një ofertë e tillë, do të vendosin bashkërisht studentët!”
