Alternativa i reagon Kovaçevskit, e quan tallje marrëveshjen me deputetin Rexhepi
Deklarata e kryeministrit Kovaçevski...

Deklarata e kryeministrit Kovaçevski se është takuar me deputetin Rexhepi dhe ka arritur marrëveshje për ta dërguar letrën deri te Komisioni Evropian për monitorim të rasteve të montuara politike, ka ngjalluar reagime te ish-partneri i tyre i koalicionit.
Nga Alternativa këtë e kanë quajtur si tallje dhe pazar politik, duke përkujtuar se kjo çështje ishte ndër kërkesat kryesore të kësaj partie para kyçjes në qeveri. Nënkryetari i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi informoi se më 6 dhjetor ka ardhur versioni i korigjuar i letrës nga zv.kryeministri Bojan Mariqiq, dhe po atë ditë Alternativa ka aprovuar letrën e korigjuar për tu dërguar në Komisionin Evropian, por ende nuk është dërguar për arsye të panjohura.
“Unë nuk dua të flas për çështjen etike të tij se tema e etikës nuk vlen për njerëzit që u mungon ky virtyt, por dua ti bëj thirrje atij të dërgojë letrën sot dhe përshkruaja atë kujt të duash ti. Ndonëse letrën e kam shkruar vet unë, ska problem fare, përshkruaja kujt të duash ti, madje edhe atyre që vet nuk dinë të shkruajnë dy fjalë, vetëm dërgojeni sot letrën në Komisionit Evropian dhe merrni ju meritat, e ne do t’ju duartrokasim, por vetëm mos u tallni më me këtë temë” – tha Nënkryetari i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi.
Rexhepi: Reagimi i Alternativës i turpshëm
Nga ana tjetër këtë pres konferencë deputeti i pavarur Skender Rexhepi e ka cilësuar si të turpshme.
“U desht t’ia marrin ministrinë e shëndetsisë, ti largojnë nga qeveria dhe ta ngrejnë zërin për rastet e montuara që është një turp i llojit të vet. U arrit marrëveshja që letra të cilën Alternaiva nuk e ka kërkuar plotë 12 muaj apo 13 sa kanë qenë në qeverisje që të rregullohet dhe të shkojë deri te KE. Alternativa ka pasur tre ministri, tre deputet dhe unë blanko ua kam mdhënë përkrahjen që të kushtëzojnë qeverinë, të kushtëzojnë Kuvendin e me letrën dhe si pjesë e marrëveshjes së pikës së dytë që ishte pika për rastet e montuara politike, nuk e kanë bërë asnjëherë deri sot” – deklaroi deputeti i pavarur, Skender Rexhepi – Zejdi.
Sipas deputetit Rexhepi për Alternativën më e rëndësishme ka qenë ministria e shëndetësisë se sa rastet e montuara politike. (Ersan Pajaziti, TVM2)
