Takimi i Komisionit historik, Bozhinov: Shkupi s’dëshiron t’i zgjidh problemet

17.02.2023 18:12

Komisioni i përzier historik....

Komisioni i përzier historik në përpjekje për të tejkaluar problemet kontestuese në fushën e historisë mes dy popujve, atij maqedonas dhe bullgar.

Sofja, nikoqire e mbledhjes së 22-të të komisionit, ndërsa historianët bullgarë nuk janë shumë optimist se raporti mes Shkupit dhe Sofjes do të stabilizohet.

Voin Bozhinov nga instituti bullgar thotë se Maqedonia e Veriut nuk dëshiron t’u shkojë deri në fund obligimeve dhe kërkesave bullgare, për të cilat ësht zotuar se do t’i implementojë.

“Nuk mendoj se duhet të jemi shumë optimist. Vështirë se do të ndryshojnë  diçka. Të gjithë këto janë manovra të qeverisë së Shkupit për të mos i realizuar ato zotime që i ka bërë, të cilat janë shumë të lehta për t’i zbatuar, pasi nuk kërkojnë asnjë lëshim nga pushtetarët në Shkup. Atje ka shumë njerëz që duan ta shohin RMV-  në vend, dhe të lidhur me fqiun verior” – tha historiani bullgar Voin Bozhinov.

Mbledhja e fundit e komisionit historik  është mbajtur në nëntor,  ndërkaq është biseduar për rolin e Kryepeshkopatës së Ohrit dhe mënyra si janë paraqitur në tekstet për klasën  e shtatë, takim i cili ka përfunduar pa marrëveshje. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)