Botë

Në frontin në Ukrainë, betejat vazhdojnë, Zelensky kërkon mbështetje të përshpejtuar

18.02.2023 13:53

Grupi mercenar rus Wagner ka pësuar më shumë se 30,000 viktima që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës

Grupi mercenar rus Wagner ka pësuar më shumë se 30,000 viktima që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, me rreth 9,000 anëtarë të tij të vrarë në luftime, tha Shtëpia e Bardhë.

Në front, betejat vazhdojnë. Presidenti ukrainas Zelensky u bëri thirrje aleatëve të përshpejtojnë mbështetjen dhe theksoi se "nuk ka alternativë për fitoren e Ukrainës". Në Konferencën e 59-të të Sigurisë të Mynihut të këtij viti, fokusi është te ristrukturimi i fuqive botërore, i shkaktuar nga agresioni ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës, drejtimi në të cilin po lëviz siguria botërore dhe nevoja për përgjigje të reja ndaj sfidave të reja të sigurisë.