Botë

Tërmeti në Turqi dhe Siri, mbi 45,000 viktima, 3 persona shpëtohen nga rrënojat

18.02.2023 14:18

Rritet numri i të vdekurve nga katastrofat e tërmetit që goditën Turqinë dhe Sirinë...

Rritet numri i të vdekurve nga katastrofat e tërmetit që goditën Turqinë dhe Sirinë. Edhe pse ekipet e huaja të kërkim-shpëtimit u larguan nga vendi, ekipet e vendit vazhduan kërkimin e tyre për të gjetjen e të mbijetuarve. Tre persona në Antakia janë shpëtuar edhe pse kanë kaluar 296 orë nën rrënoja, nga të shpetuarit është edhe një fëmijë. U shembën mbi 264 ndërtesa. Ata që mbetën pa kulm mbi kokë ankohen për standardet e ndërtimit. Autoritetet paralajmëruan se nga muaji i ardhshëm do të fillojë masivisht ndërtimi i shtëpive dhe banesave për të mbijetuarit, ndërtimet e reja do të jenë jo më të mëdha se 4 kate. Të mbijetuarit tregojnë tmerrin me të cilin u përballën deri sa u gjetën dhe u shpëtuan nga epiket e kërkim-shpëtimit. 
 
“Ndërtesa jonë u shemb për 7-10 sekonda, derisa unë vrapova nga dera, veç më isha nën rrënoja. I xhirova dridhjet dhe pas çdo dridhje shikoja se po gjendesha edhe më thellë rrënojava dhe më në rrezik.”, tha një qytetar.
 
Tek të grumbulluarit nëpër kampe ekziston rreziku i madh i përhapjes së viruseve të ndryshme ngjitëse. Nga Organizata Botërore e Shëndetësisë apelojnë për 84.5 milion dollarë për mbulimin e shpenzimeve të ilaçeve dhe materialeve tjera mjekësore, por edhe për aktivizimin e grupit për intervenim të shpejtë mjekësor. 
 
“Gratë shtatzena dhe fëmijët janë më të ndjeshëm në këtë katastrofë, prandaj angazhohemi për mbrojtjen maksimale të tyre.”, u shpreh një ndimëse nga ekipi i ndihmës së shpejtë-Japoni.
 
Të paktën 8.8 milon njerëz në Siri janë goditur nga tërmeti. Shumica e tyre kanë nevojë të domosdoshme për ndihma humanitare. Organizatat ndërkombëtare me apel që edhe më tej të lejohen hyrjet nga të dy kufijtë e lëshuar me Sirinë për vazhdimin e sjelljes së ndihmave.
 
“Nga 9 shkurti kemi gjithsej 143 kamionë që kanë hyrë në kufirin “Bap All Hava” dhe “Bap All Sallall”. Hyrjet vazhdojnë edhe gjatë vikendit dhe do të vazhdojnë çdo ditë deri sa të jetë e nevojshme.”, thone nga OKB.
 
Ditë më parë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës inkurajuan për kalimin e lirshëm të ndihmave, kurse Kombet e Bashkuara të gjejnë  zgjidhje që kufijtë edhe më tej të vazhdojnë të jenë të hapur për kalimin e vazhdueshëm të tyre. 
 
FITORE DEMOLLI