Maqedoni
Kryqi i Kuq i RMV-së vazhdon të ndihmojë popullatën në Turqi dhe Siri
18.02.2023 15:38
Kryqi i Kuqi i RMV-së vazhdon të ndihmojë popullatën e Turqisë dhe Sirisë me të hollat, ushqim dhe paisje higjienike të grumbulluara nga qytetarët....

Në xhirollogaritë e donatorëve të Kryqit të Kuq për katastrofat e tërmetit në Turqi dhe Siri deri tani janë grumbulluar 32 milion denarë, janë grumbulluar 800 pako ushqimore, 1700 pako me gjëra higjienike dhe 4. 150 batanije. Dorëzimi është në proces dhe aktivitetet humanitare akoma vazhdojnë, tha sekretari gjeneral i Kryqit të Kuq, Sait Saiti.
“Dje Kryqi i Kuq i Maqedonisë ka paguar ndihmën fillestare financiare në apelin ndërkombëtar që është publikuar nga federata ndërkombëtare dhe ka për qëllim ndihmë dhe mbështetje si për Turqinë ashtu edhe për Sirinë. Po ashtu, dje kemi paguar edhe ndihmën fillestare financiare humanitare për Gjysmëhënën Turke në shumë prej 20 mijë euro, gjegjësisht një milion e dyqind mijë denarë. Dhe natyrisht pas grumbullimit të mjeteve, këto fonde financiare do të paguhen në llogari të gjysmëhënës turke të cilat janë të destinuara për ndihmë dhe ndërhyrje në Siri.”, tha sekretari gjeneral i Kryqit të Kuq, Sait Saiti.
Saiti me apel deri te qytetarët të cilët duan të ndihmojnë, ti ndjekin shpjegimet e Kryqit të Kuq dhe të bëhen pjesë e humanitetit dhe solidaritetit me popullin turk dhe sirian të cilët pësuan nga kjo katastrofë natyrore e tërmetit që goditi vendin e tyre e që tani më shumë se kurrë kanë nevojë për ndihmën tonë.
FITORE DEMOLLI
